Rekord i ri! Anglia “në dëshpërim”, brenda ditës 900 emigrantë nga deti

by Merita

Më shumë se 880 emigrantë me 15 gomone e varka të vogla kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar brenda një dite të vetme përmes La Manshit, një rekord i ri ky që shton presionin mbi kryeministrin Rishi Sunak përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 4 korrikut, në një kohë kur çështja e emigracionit të paligjshëm është prej pikave më të nxehta të kësaj fushate.

Shifrat e fundit të Home Office përbëjnë totalin më të lartë ditor që nga tetori 2022, kur mbi 1.000 klandestinë hynë në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar brenda një dite.

banner

Dhe kjo, pikërisht në një kohë kur qeveria e Sunak ka ndërmarrë masa njëra pas tjetrës me shpresën të frenojë fenomenin që mund t’i kushtojë shtrenjtë në zgjedhje. Në mesin e këtyre masave është edhe ndalimi i bërë emigrantëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe për të aplikuar atje për azil, ndërsa është diskutuar gjatë çështja e dëbimit në Ruanda, nismë kjo e cila ende nuk është vënë në zbatim.

Në mbi gjashtë vitet e fundit, gati 130 mijë emigrante kanë hyrë në Mbretërinë e Bashkuar përmes La Manshit. Home Office thotë se po “vazhdojnë të punojnë ngushtë me partnerët francezë për të parandaluar kalimet e paligjshme dhe për të shpëtuar jetë”.

Shumë sondazhe opinione tregojnë se zgjedhjet e përgjithshme të 4 korrikut mund t`i japin fund 14 vitesh qeverisjeje të Partisë Konservatore në Angli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy