Zveçan: arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe PK-së vitin e kaluar

by Merita

Një person është arrestuar sonte si i dyshuar për përfshirje në sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, vitin e kaluar në Zveçan.

Më 29 maj 2023, ishin lënduar 93 ushtarë të KFOR-it, dhjetëra prej tyre rëndë gjate tensioneve qe shkaktuan protestuesit serbë ndaj pakënaqësisë për vendosjen e kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të po këtij viti.

Policia gjithashtu ka konfirmuar se i dyshuari me inicialet L.D u ndalua në një pikë të kontrollit në Bistricë.

“Zveçan, 29.05.2023, NN.  Njësia policore gjatë realizimit të detyrave ligjore në një pikë kontrolli kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë verifikimit ka rezultuar se është i kërkuar për sulmin ndaj KFOR-it dhe zyrtarëve policor afër objektit të Komunës. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy