Lubonja: Duhet një bashkim i madh, përtej atij që ka Berisha, për të fituar opozita

by Nexhat

Analisti Fatos Lubonja në studion e emisionit “Open” në News24 tha se pas vendimit të Gjykatës së Apelit që i kaloi vulën dhe logon grupimit të Sali Berishës, sot kemi një opozitë jo aq të përçarë, por më të fortë

Lubonja tha se Lulzim Basha ka mbetur aty si një gozhdë, që nuk ka ikur, por ka bërë rekurs

banner

“Ky vendimi i Apelit është diskutuar shumë, por që Edi Rama ka lojrat e tjera për të dobësuar opozitën duhen parashikuar.

Sali Berisha është në arrest, për Ilir Metën thuhet do arrestohet sot, do arrestohet nesër, mund të ketë edhe shumë lëvizje të tjera që mund ta dobësojnë opozitën, që edhe nuk i themi dot”, tha Lubonja

Ai tha se jemi në një narko-shtet që kontrollon territorin me banda kriminale dhe nuk lejon asnjë lloj opozite për të fituar

Lubonja tha se është dakort që Berisha nuk mjafton për të rrëzuar Edi Ramën, por duhet të ketë një reagim, pasi ai ka një frymë për të shkatërruar gjithçka.

“E kuptoni që nuk bëjnë punë ato çunat e mirë që thuhet se duhet të dalin, duhet një bashkim i madh, përtej atyre që mbledh apo ka Berisha”, tha Lubonja

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy