Moti sot i ndryshueshëm, temperatura më e lartë 35 gradë

by Merita

Për ditën e sotme, e dielë 23 qershor, parashikohet që në orët e para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, kryesisht në zonën juglindore dhe atë lindore, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pjesa e parë e ditës do të vazhdojë kryesisht me diell, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, priten rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta, të cilat mund të prodhojnë edhe breshër.

banner

Pluhuri Saharian do të jetë ende prezent, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht aty ku ka zhvillime, me shpejtësi prej 10-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore. 

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy