Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në Itali, 2 shqiptarë në gjendje të rëndë

by Merita

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë alumini në Bolzano.

Një person humbi jetën, ndërsa 5 të tjerë, mes tyre 2 shqiptarë janë plagosur rëndë.

banner

Sipas medieve italiane bëhet fjalë për shtetasin Artan Vila, 48 vjeç dhe Sokol Hyseni 34 vjeç. Artan Vila ndodhet në gjendje më të rëndë për shkak të djegieve që ka pësuar në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa është dërguar në një spital në Milano.

Diallo Bocar, 31 vjeç me origjinë nga Senegali nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën në spital.

Si ndodhi shpërthimi

Shpërthimi ndodhi gjatë fazës së derdhjes dhe ftohjes së aluminit të shkrirë në një kallëp. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm dhe dyshohet se u krijua nga kontakti midis ujit dhe aluminit, ndoshta për shkak të një mosfunksionimi të furrës, ndoshta për shkak të gabimit njerëzor.

Giuseppe Pelella, sekretar rajonal i Uilm tha: Duket se ka pasur një anomali në furrë dhe se ekipi i punëtorëve nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte. Kishte ujë i cili, në kontakt me metalin, shkaktoi shpërthimin e fuqishëm.

Mes dëshmitarëve është Luca Varotto, pronar i një biznesi për ndërrimin e gomave përballë pikës ku ndodhi shpërthimi.

“Tashmë jam mësuar edhe me zhurmën e derdhjes së aluminit. Por kësaj radhe zhurma ishte shumë e madhe, dhe menjëherë pas kësaj, nga dritaret, pashë tym dhe flakë në çatinë e fabrikës”.

A ka pasur incidente të kësaj përmasash brenda Aluminit?

“Kurrë, të paktën që kur u transferuam këtu në vitin 2001”, përfundon Varotto.

Hetimi

Menjëherë pas aksidentit është ndërprerë prodhimi. Zona dhe makineritë janë sekuestruar dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e Policisë Shkencore për të kryer hetimet, së bashku me teknikët e Inspektoratit të Punës të krahinës.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy