Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë.
60-vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë
Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë, sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.
Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases shqiptare Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër