Ka përfunduar debati në Parlamentin e Spanjës me diskutimet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Aktualisht po diskutohen pika tjera.
Në debat u përfshi edhe deputetja socialiste nga partia e kryeministrit Sanchez, Obdulia Tbaoadela Alvarez.
Ajo tha se pozicioni i Qeverisë së Spanjës sa i përket pavarësisë së Kosovës është i njohur dhe s’ka ndryshuar.
“Pozicioni është publik dhe i njohur. Spanja mbanë pozicionin e saj për mosnjohjen e Kosovën”, u shpreh ajo.
Ajo ka thënë se ndonëse vazhdojnë të mos e njohin Kosovën, Spanja angazhohet për një zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.