VV i reagon Komunës së Prishtinës: Është e papranueshme që sheshi të shërbejë si hapësirë afariste për individ e grupe të caktuara

by Merita

Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës nën dyshimet për uzurpim e privatizim të hapësirave publike të Kryeqytetit.

Sipas tyre, është e papranueshme që sheshi i qytetit të shërbej si hapësirë afariste për individ e grupe të caktuara, të afërta me pushtetin, dhe si zonë e ndaluar për qytetarë të Prishtinës.

banner

“Pse duhet një pjesë e sheshit të rrethohet si arenë gladiatorësh?

Nëse hyrja qenka pa pagesë, pse duhen rrethojat?

Pse duhet paguar hyrje ose rezervim të tavolinës në mes të hapësirës publike?

Askush nuk ka të drejtë të mbyll sheshin ose një pjesë të sheshit për një kategori të caktuar të qytetarëve. Këtë mund ta bëjnë në ndonjë lokal apo pronë të tyren, me ose pa pagesë – por sheshi është vendi i barazisë qytetare dhe veprimet e tilla janë të papranueshme dhe kërkojnë reagim.

Gjithashtu duhet potencuar se janë të pavërteta dhe të pasakta deklaratat e Kryetarit Rama se “çdo gjë ka qenë pa pagesë”. Mbi këtë temë dhe për çështje të pagesave të kërkuara në atë zonë, kanë shkruar paraprakisht edhe gazetarë të mediumeve të ndryshme dhe kanë reaguar qytetarë të shumtë.

Pse qeverisja komunale nuk e organizon vet një ngjarje të tillë ku qasja dhe mundësitë do të ishin të barabarta dhe falas për të gjithë qytetarët?

Komuna e Prishtinës ka Drejtori të Kulturës sikurse ka edhe Drejtori për Sport dhe mbi 50 milionë euro suficit buxhetor apo para të pashpenzuara nga viti paraprak”, shkruan në reagimin zyrtar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy