Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë robërit e luftës

by engel

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer 90 të burgosur lufte, mbrëmjen e së martës, në një nga akordet më të mëdha mes dy palëve në 5 muajt e fundit.

Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 shkëmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, ndërkohë që ky i fundit u ndërmjetësua nga Arabia Saudite.

banner

“Sot, 90 qytetarë tjerë tanë janë kthyer në shtëpitë e tyre nga robërimi rus. Ne nuk i harrojmë të gjithë njerëzit tanë. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, tha presidenti Zelensky, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në shkëmbimin e fundit, që ndodhi në fund të majit, Moska dhe Kievi liruan 75 të burgosur.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy