Peticion kundër Kai Havertz, tifozët e Gjermanisë duan ta largojnë nga 11-shja titullare

by Merita

Kai Havertz nuk duhet të luajë më titullar në formacionin e Gjermanisë. Të këtij mendimi janë 140.000 tifozë të Pancerave, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në një sondazh, duke votuar për përjashtimin e sulmuesit të Arsenalit nga 11-shja titullare.

Sipas sondazhit 90% e tifozëve gjermanë dëshirojnë që vendin e Havertz në formacion ta marrë sulmuesi i Borussia Dortmund, Niclas Fullkrug, i cili shënoi edhe golin e barazimit në ndeshjen me Zvicrën.

banner

Kritikat ndaj Havertz janë shtuar pasi ai ka dështuar të bëjë 9 fallco ashtu siç bëri në sezonin e luajtur me Arsenalin, ku luftuan deri në ndeshjen e titullit për titullin në Premier League.

Havertz shënoi një penallti në fitoren 5-1 të Gjermanisë ndaj Skocisë, por që atëherë ka dështuar para portës. Ai bëri vetëm një goditje në portë në barazimin 1-1 me Zvicrën, me gazetën BILD që e vlerësoi me notën 5.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy