Moti i keq ‘mbërthen’ Italinë, alarm i kuq për dy zona. Përmbytje dhe lumenj të dalë nga shtrati, një i vdekur

by Merita

Moti i keq ka ‘mbërthyer’ disa zona në Itali, duke shkaktuar një viktimë. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës, një 85-vjeçar humbi jetën pas vërshimit të përroit të Terminës.

Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo. Burri u kap mat nga rrjedha e ujit jashtë banesës së tij dhe nuk mundi që të shpëtonte.

banner

Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve. Lumenjtë dolën nga shtrati papritmas, nga Apeninet në fushën midis Modenës dhe Piacenza, ku është dhënë alarmi i kuq, duke detyruar ata që rrezikohen, që të largohen nga banesat.

Dhjetëra rrugë janë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut dhe balta në kodra dhe male, ndërsa përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy