Dy barazime kualifikojnë 3 ekipe, grupi E mbyllet me “lot” për Ukrainën

by Merita

Dy barazime në ndeshjet e fundit të grupit E për Europianin e futbollit që po luhet në Gjermani, kanë kualifikuar më tej në fazën e 1/16, tre skuadra.

Rumania dhe Sllovakia barazuan 1-1 me ndeshjen që u zhbllokua në minutën e 24-të me golin e Ondrej Duda, por ballkanasit barazuan në minutën e 36-të me një penallti të kthyer në gol nga Razvan Marin.

banner

Ndërkohë në sfidën tjetër Belgjika dhe Ukraina fituan nga një pikë secila, duke mbajtur të paprekura rrjetat respektive.

Me këto rezultate, Rumania del nga grupi si kryesuese, ndërsa në vendin e dytë e ndjek Belgjika dhe më pas si një nga të tretat më të mira kalonën në fazën tjetër edhe Sllovakia.

Vlen të theksohet se të katërta skuadrat, përfshirë Ukrainën që u rendit e fundit e kanë mbyllur grupin me nga 4 pikë, por në lojë ka hyrë golavarazhi dhe ndeshjet direkte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy