Një sulm me bombë molotov ka ndodhur në orët e para të së enjtes (27/6) jashtë shtëpisë së kryetarit të Gjykatës së Lartë, Ioannas Klapa Christdoulea, në zonën e Papagos.
Policia tha se persona të panjohur kanë hedhur një bombë molotovi në drejtim të mjetit patrullues dhe pikës së vrojtimit në pikën e kontrollit.
Automjeti ka marrë flakë dhe është është shkatërruar plotësisht. Në të njëjtën kohë ka mbetur i plagosur edhe një polic, i cili ishte në krye të detyrës.
Ai u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës, pasi kishte plagë në fytyrë dhe duar, por jashtë rrezikut për jetën.
Ndërhyrja e Zjarrfikësve ka qenë e nevojshme për shuarjen e zjarrit që ka rënë në automjet, ndërsa nga kontrollet e deritanishme në zonën e gjerë nuk janë arrestuar dhe as nuk janë identifikuar persona që mund të jenë lidhur me sulmin.