Vllasi: Kurti bëri gabim që nuk u takua me Vuçiqin

by Merita

Avokati dhe njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, ka thënë se se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin në ndërmjetësimin e Borrell dhe Lajçak.

Ai ka thënë se Borrell e lë fajtore Kosovës dhe kjo nuk do duhej të ndodhte.

banner

Sipas tij, Kurti është dashur në takim t’ia thotë Vuçiqit kërkesat e tij të paraqitura.

“Kurti ka gabuar që nuk është takuar me Vuçiqin, sepse nga Borrell u tha se pala kosovare nuk ishte e gatshme. Dialogu ka kuptim vetëm nëse është për normalizimin e raporteve dhe nëse përfundon me një marrëveshje dhe nuk ka marrëveshje finale pa njohje reciproke”, ka thënë ai në Tëvë 1.

Vllasi ka thënë se nga ky takim nuk kanë pas pritje as Borrell e Lajçak, vetëm se e kanë përmbushur agjendën e tyre.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy