Dje 26 Qershor u zhvillua ndeshja Gjeorgji-Portugali në kuader të Euro 2024 të cliën e fitoi Gjeorgjia me rezultat 2:0. Ky rezultat ia mundësoi Gjeorgjise kalimin tutje në fazën e eliminimeve.
Ylli Napolit Khvicha Kvaratskhelia shkoi direkt për të përshëndetur idhullin e tij Cristiano Ronaldo, më pas i mori edhe bluzën e ndeshjes.
Kombëtarja e Gjeorgjisë pas fitores me rezultat 2-0 kundër Portugalisë u kualifikua në 16-shën e fundit të EURO 2024 për herë të parë në histori.
Lojtari I ndeshjes Kvaratskhelia i cili shënoi golin e parë kundër Portugalisë në fund të ndeshjes nuk hezitoi dhe para se të festonte fitoren iu afrua Idhullit të tij për ta përshendetur dhe ta sigurojë bluzën e tij.
Ai pastaj postoi në Instagram bluzën e Cristiano Ronaldo-së dhe cmimin e lojtarit të ndeshjes duke e komentuar si ëndërr e bërë realitet “Dream ❤️”
Kvaratskhelia went straight to Cristiano Ronaldo before the celebrations.
— TC (@totalcristiano) June 27, 2024
What a video. ❤️
pic.twitter.com/Aq5xRBhhNW