Vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, paraqitet në SPAK

by Nexhat

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme këtë të premte. Pas daljes së tij nga SPAK ai deklaroi se u paraqit për të marrë një përgjigje. “Erdha për të marrë një përgjigje nga SPAK”, tha ai.

E vetmja çështje për të cilën Olsi Rama është paraqitur më herët në SPAK, është padia e paraqitur për deputetin demokrat, Gazmend Bardhi. Ky e fundit e akuzoi për përfshirje në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Këto akuza u pasuan me padi për “Kallëzim të rremë” nga vëllai i kryeministrit, por SPAK e ktheu pasi deputeti demokrat nuk kishte ngritur padi.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy