Hajdari: Respekt për Berishën, por na duhet një kandidat tjetër për kryeministër

by Nexhat

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e së premtes Këshillin Kombëtar. Gazetari Ardit Hoxha ka zbardhur detaje nga diskutimet në mbledhje, mes të cilëve edhe fjalën e ish-deputetes së PD, Rudina Hajdari

Kjo e fundit ka vlerësuar shumë faktin që PD më në fund është e bashkuar, duke i dhënë meritë kryetarit të saj Sali Berisha. Por ajo ka kërkuar që PD të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër jo me Berishën

banner

“Kënaqësi që jemi  të bashkuar sot. Sonte është një fitore e madhe për të gjithë demokratët. Me betejën e drejtuar nga lideri i PD Berisha u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD.

Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme. Kam respekt te jashtëzakonshëm per Sali Berishen si politikan. Z Berisha ka bere  beteje te jashtezakonshme per PD dhe vendin. Por e rëndësishme është të diskutojme per te ardhmen e PD-se. Duhet te shohim nje parti për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme, që nuk ka në qendër vetëm nje person por të një grupi njerëzish. Z Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD te futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër jo z. Berisha. Kandidati per kryeministër te futet ne gare”, mësohet të jetë shprehur Hajdari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy