Mërgimtari nga Zvicra i dërgon mesazh Kurtit lidhur me subvencionimin e polisave të sigurimeve: Politikat populliste nuk po shiten ma!

by engel

Qeveria e Kosovës ka njoftuar për një vendim për të subvencionuar mërgimtarët duke i rimbursuar ata me vlerën e që ata paguajnë për polisën e sigurimit për të hyrë në Kosovë. Sipas njoftimit të qeverisë, nga 1 Korriku të gjithë mërgimtarëve do t’u rimbursohet shuma e paguar për polisën e sigurimit.

Edhe pse qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti po krenhohet me këtë vendim, në anën tjetër ka qytetarë që janë shprehur jo të gëzuar. Kanë reaguar pikërisht mërgimtarët të cilët jetojnë në vendet e jashtme duke e quajtur këtë vendim politikë populliste që vjen nga një kryeministër mashtrues.

Në profilin personal në facebook ka reaguar Shaip Kadrijaj i cili jeton dhe vepron në Zvicër dhe i njëjti është sekretar i përgjithsëm i degës së PDK-së në këtë shtet.

Në profilin e tij ai ka shkruar: “Si qytetar i Kosovës, që jetoj në Zvicër e shoh me zhgënjim subvencionimin e policës së sigurimeve për diasporën. Kjo duket si një lëvizje për të siguruar vota nga kryeministri mashtrues Kurti, ndërsa njerëzit në Kosovë luftojnë për të përballuar jetesën”.

Ai ka vazhduar më tutje duke thënë: “Pse nuk po ndihmoni popullin që ka më shumë nevojë, z. Kurti? Prioritetet tuaja duhet të jenë në Kosovë, jo vetëm në politika populliste drejtuar kah diaspora”. “Mërgimtarët kanë nevojë për t’i krijuar kushtet për investime, jo me sanksione, me kërcënime për luftë, e me i shu mundësitë e diasporës” Ka shtuar ai.

Për më tepër Kadrijaj ka parashtruar edhe kërkesa ndaj Kryeministit Kurti: “Bëji publik të dhënat shtetërore sa bashkatdhetarë kanë kërkuar rimbursim të policës së sigurimit për vitin e kaluar edhe aty shihet pasqyra sa kanë nevojë bashkatdhetarët për policën e sigurimit.

Kadrijaj e ka përfunduar postimin e tij me një paralajmërim: “Politikat populliste nuk po shiten ma!”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy