Polonia do të nënshkruajë marrëveshje sigurie me Ukrainën përpara samitit të ardhshëm të NATO-s

by Merita

Polonia me siguri do të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe sigurie me Ukrainën përpara samitit të NATO-s të korrikut në Uashington, njoftoi së fundmi kryeministri polak.

Kryeministri Donald Tusk tha se përpara samitit të NATO-s në Uashington, i cili fillon më 9 korrik, do të zhvillohen bisedime në Varshavë me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn.

banner

“Unë, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, duhet të përcaktojmë se si mund të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën, por ne nuk mund të dobësojmë aftësitë mbrojtëse të Polonisë”, u tha Tusk gazetarëve, shkruajnw mediat e huaja.

“Ka një shans 99 për qind që ne ta nënshkruajmë këtë marrëveshje me presidentin Zelensky përpara samitit”, shtoi ai.

Gjithashtu, Tusk theksoi se marrëveshja praktikisht është “përfunduar” dhe vetëm disa detaje dhe formulime duhen sqaruar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy