Rasti i abortit të paligjshëm në Podujevë, deklarohet Prokuroria

by Merita

Dy gra janë arrestuar dje në Podujevë, pasi njëra dyshohet se ka kryer abort të jashtëligjshëm dhe tjetra i ka ndihmuar.

Në raport thuhet se më pas shtatzëna ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK.

banner

“VRASJA E FOSHNJES GJATË LINDJES- Podujevë 30.06.2024-02:00. Raportohet se në QKUK ka kërkuar tretman mjekësor e dyshuara femër kosovare e cila dyshohet se ka qenë shtatëzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”

Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë dhënë informata shtesë “për shkak të ndjeshmërisë së rastit”.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se ato dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e dy personave (të gjinisë femërore), për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprat penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes” dhe “Ndihma në vrasjen e foshnjës gjatë lindjes”, sipas KPRK-së.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy