Ministria e Liburn Aliut shpenzoi gati 400 mijë euro për pagat e 62 punonjësve të komunitetit serb që s’punuan asnjë ditë

by Nexhat

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shpenzuar vjet rreth 400 mijë euro për pagat e 62 punonjësve të komunitetit serb, ndonëse ata nuk kanë shkuar fare në punë, raporton Express.

Kjo është një prej gjetjeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit në raportin për Ministrinë që udhëhiqet nga Liburn Aliu. Në raportin e ZKA’së, theksohet se kjo çështje po përsëritet dhe se ministria ende nuk ka arritur të ndërmarrë masa.

banner

“Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2023 ishte 398, 164 euro. Për Ministrinë, kjo çështje është mjaft sfiduese për systemin e tyre në hapësira të përcaktuara të punës, për faktin që edhe nuk kanë objektiva të përcaktuara të punës, prandaj edhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në ministri”, thuhet në raport.

Auditori ka vlerësuar se pagat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmëri në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të paarsyetuara dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë.

Në fund, është dhënë edhe një rekomandim për Minsitrin Aliu.

“Ministri duhet të analizoj situatën e krijuar duke siguruar se janë vlerësuar të gjitha mundësitë për gjetjen e një zgjidhje, dhe të ndërmerren veprime të cilat janë në përputhje me kërkesat ligjore”, thuhet në raport.

Ndryshe, Neni 9, paragrafi 2 dhe 3 i Rregullores (QRK), Për orarin e punës dhe pushimet e zyrtarëve publik, përcakton se “Çdo zyrtar publik është i obliguar që të shënohet në librin e vijueshmërisë në punë ose në regjistrin elektronik, varësisht se cilën e ka në përdorim institucioni dhe mos regjistrimi në libraty e vijueshmërisë në punë apo në regjistrin elektronik, llogaritet si mos prezencë në punë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy