“Dronët afro 6 mijë metra lart mbi Gjakovë”, Vuçiq i kënaq serbët me propagandë: Do t’i rrëzonim, po të mos ishte KFOR-i

by Merita

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, s’e ka lëshuar rastin as sot dhe ka kënaqur serbët me propagandë, duke thënë se nëse do të ishte një kohë tjetër, Serbia do të kishte rrëzuar dronët “Bayraktar” të ushtrisë së Republikës së Kosovës që ishin ngritur në Gjakovë.

Vuçiq ka thënë se s’mund të bëjnë asgjë, meqë KFOR-i kontrollon hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.

banner

“I kemi shikuar ata sikur në pëllëmbë të dorës, dhe nëse do të ishte një kohë tjetër, ata s’do të qëndronin në ajër për shumë gjatë, duek qenë se hapësira ajrore është nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën ajrore të KFOR-it. Ata e bëjnë punën e tyre, ne e bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiq në një bazë ushtarake në Pasuljanski, shkruan KO, trasnmeton Express.

Kjo është hera e dytë brenda javës që presidenti serb flet për dronët Bayraktar që Kosova ka blerë e të cilët i ka ngritur edhe në hapësirën ajrore të Republikës. Siç pretendon Vuçiq, dronët ishin ngritur në Gjakovë në afër 6 mijë metra lartësi “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy