Rexha: Për vitin e kaluar të hyrat e AGK-së janë 526 mijë 209 euro

by Nexhat

Kryetari aktual i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës,  Xhemajl Rexha ka folur në lidhje me të hyrat e këtij asocioacioni.

Ai është shprehur se të hyrat më 31 dhjetor të vitit 2022 janë 247 mijë e 506 euro, ndërkaq në 2023-tën, 526 mijë e 209 euro, raporton KP, .

banner

“Asociacioni nuk grant institucional për arsye të ndryshme dhe asociacioni është organizatë, OJQ e bazuar në projekte. Të hyrat me 31 dhjetor 2021 janë 98 mijë e 841 euro, të cilat janë realizuar nga donatorët e savejournalits.net, AGK-ja është pjesë e rrjetit rajonal të gazetarëve të sigurt, prej se diku 5-6 vjet dhe është projekti kryesor që në fakt e mundëson funksionimin e zyrës dhe që financohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës”.

“Nga gjithsej të hyrat e vitit 2021, 39 për qind janë shpenzime të pagave për stafin ekzekutiv dhe ekspertët pjesëmarrës në projekte dhe 59 për qind shpenzime operacione janë të projektit, organizim të konferencave, printime të raporteve, shpenzime të tjera.  Me 31 dhjetor 2022, të hyrat janë 247 mijë e 506 euro. Në vitin 2023, 526 mijë e 209 euro”, potencoi Rexha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy