45
Një mërgimtar nga Krusha e Madhe, vetëm 22-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Francë.
Erjon Duraku, ishte duke u kthyer nga puna kur ndodhi fatkeqësia.
“Ashtu si shumë mërgimtarë të tjerë, Erjoni po përgatitej të vinte në Kosovë gjatë këtyre ditëve. Megjithatë, Zoti deshi që ai të kthehej në Atdhe në një mënyrë tjetër. Trupi i tij do të varroset në tokën e Krushës së Madhe dhe rreth detajeve të varrimit do t’ju njoftojmë në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e fshatit Krushë e Madhe.