Prishtinë: Arrestohen tre persona pasi sulmuan dhe penguan policët në detyrë

by engel

Një person është arrestuar në Prishtinë për sulm ndaj zyrtarëve policorë, e dy të tjerë u arrestuan për pengim të policëve në kryerje të detyrës.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën pas mesnatëa në “Lagjen e Spitalit”, “Betimi për Drejtësi“.

banner

Rasti u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Janë arrestuar  tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi njëri nga ta kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policorë, kurse dy të tjerët i kishin penguar policët në kryerje të detyrës. Si pasojë e sulmit fizik, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, kurse rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy