Piotr Zielinksi është prezantuar edhe zyrtarisht te Interi, aty ku do të qëndrojë deri në 2028-ën, teksa në intervistën e parë si futbollist i zikaltërve, nuk i kurseu elozhet për shokët e repartit që do të gjejë në ekipin e ri.
Fantazisti polak, i cili është në Itali prej 12 vitesh, u shfaq i lumtur për transferimin te Interi dhe premtoi se do të punojë për ta bërë edhe më të fortë mesfushën e zikaltërve.
Jeni zyrtarisht pjesë e Interit…
Jam shumë i lumtur, sepse vij në një nga klubet më të mëdha të botës. Jam i nderuar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe mezi pres të nisim punën.
Mesfusha e Interit është padyshim pika më e fortë e kësaj skuadre dhe unë do të jap kontributin tim maksimal, për ta bërë edhe më të fortë.
Keni qenë shumë shpesh kundërshtar i Interit. Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje te zikaltrit?
Kanë qenë ndeshje shumë të vështira, skuadër e organizuar shumë mirë dhe shumë cilësi në fushë.
Të gjithë presojnë shumë mirë dhe sapo humbin topin, janë të gjithë në sulm për ta rimarrë.
Kjo besoj se është edhe arma më e fortë e kësaj skuadre.
Ju bën krenar fakti që jeni i pari polak që vishni fanellën e Interit?
Padyshim që po. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi dhe mezi pres të takohem me tifozerinë në San Siro.
Shpresoj të arrijmë suksese të shumta së bashku.