Mediat amerikane: Demokratët shpresojnë që Biden të heqë dorë nga gara brenda se premtes

by Merita

Një numër i madh demokratësh, që po rritet nga dita në ditë po shpresojnë që udhëheqësit e Kongresit madhe dhe vetë ish-presidenti Obama t’i luten Joe Biden që të heqë dorë nga rikandidimi për Shtëpinë e Bardhë brenda ditës së premte.

Kështu shkruan gazeta Axios , sipas së cilës, nëse Biden do të mbështeste zëvendëspresidenten Harris si pasardhësen e tij, asaj do t’i duhej kohë për t’u përgatitur dhe për të zgjedhur numrin dy, dhe nëse Biden nuk do ta bënte, do të kishte një mori guvernatorësh dhe demokratësh ambiciozë për të fituar nominimin në konventën e demokratëve në muajin gusht.

banner

Gjithashtu sipas Axios,  Biden, i mbështetur nga Zonja e Parë Jill Biden dhe djali i saj i dënuar nga gjykata, Hunter, i cili vepron si një ndërmjetës de facto për miqtë e vjetër, pretendon se “asgjë më pak se një veprim i Zotit” mund ta bindë të heqë dorë nga fushata e tij për rizgjedhje.

Por sipas CNN, janë të paktën 11 deputetë demokratë që i kërkuan Biden të bëjë një hap prapa gjatë takimit urgjent të thirrur nga udhëheqësi i demokratëve në Dhomë, Hakeem Jeffries.

“Të shtysh Joe Biden të qëndrojë në garën për Shtëpinë e Bardhë është një formë abuzimi me të moshuarit”. Këtë e tha regjisori fitues i çmimit Oscar, Michael Moore, duke nënvizuar se sipas tij presidenti amerikan duhet heqë dorë dhe t’i nënshtrohet një ekzaminimi të plotë mjekësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy