Kim Min Jae rikthehet në Serie A.
Kim Min Jae është jashtë projektit të Bayern Munich me trajnerin Vincent Kompany që nuk e konsideron si pjesë të rëndësishme të organikës.
Madje, Bayern sapo u përforcua në mbrojtje me Hiroki Ito që kushtoi 30 milionë nga Stuttgart duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të koreano-jugorit për një karrierë me bavarezët.
Kështu, edhe pse Bayern e transferoi Kim për 50 milionë euro vetëm një vit më parë me statusin e kampionit të Italisë pas sezonit fantastik me Napolin, gjermanët tashmë janë gati ta rikthejnë sërish në Serie A, pasi Kim nuk u përshtat kurrë në Bundesligë.
Kim, tashmë është kthyer në një alternativë që po fiton gjithnjë e më shumë kuota te Inter.
Zikaltërit e shohin këtë lëvizje si një shans të artë të merkatos, teksa janë gati ta transferojnë lojtarin nga Bayern me formulën e huazimit.
Vetë lojtari, i gjendur para kësaj situate, është i hapur për një rikthim të mundshëm në Itali e për t’ia nisur edhe njëherë nga e parë këtë herë me ngjyrat zikaltër.