45
Pas kampionatit Euro2024 me Shqipërinë, për Thomas Strakoshën vera mund të rezervojë një aventurë të re.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, portieri i Brentford mund të jetë i Monzas.
Portieri shqiptar pëlqehet nga Monza dhe ekipi italian momentalisht është në kërkim të një profili ideal për të zëvendësuar Di Gregorio që do largohet.
Strakosha e njeh mirë Serie A dhe mund të jetë goditja e parë e Monzas.