Ish-futbollisti i Holandës tallet me Sauthgejt: Po të heqë Bellingam duhet të dorëzojë edhe pasaportën

by Merita

Holanda nuk e pret me frikë përballjen me Anglinë, edhe pse shumëkush para EURO 2024 cilësonte “tre luanët” si pretendentë kryesorë për të fituar trofeun.

Paraqitjet e anglezëve kanë lënë shumë për të dëshiruar dhe yjet që kanë në skuadër, kanë prodhuar shumë pak futboll në krahasim me atë që pritej.

banner

Sipas ish-futbollistit të Holandës, Ibrahim Afellaj, trajneri Garet Sauthgejt është fajtor pasi nuk i jep një identitet këtij ekipi.

“Me Anglinë realisht mendon ” çfarë po më shohin sytë!”. Nuk kanë asnjë lloj automatizmi. Nuk e dinë as çfarë do të bëjnë! As trajneri nuk e di. Ai dëshironte të hiqte Bellingam, Xhud në fushë po mendonte “çfarë po ndodh këtu?”. Kjo po, nëse heq Bellingam, ai duhet të dorëzojë edhe pasaportën e tij”, tha Afellaj, i cili mendon se anglezët reagojnë vetëm kur gjenden në vështirësi ekstreme.

“Në momentin kur Anglia është në disavantazh, lë pas krahëve çdo dyshim që ka dhe nis të rrezikojë, atëherë e kupton që mund të reagojnë”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy