40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti temën për Asociacionin po e shtynë shkaku i zgjedhjeve, thotë nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri.
Ai për FrontOnline, tha se Kurti po e luan ‘të fortin’, pasi sipas tij, të gjitha kushtet i ka pranuar.
“Kurti para zgjedhjeve po dëshiron ta luaj të fortin se krejt i ka pranuar. Mbas zgjedhjeve do t’i kryej krejt obligimet që i ka”.
Sipas Muhaxherit, Kurti po e shfrytëzon për vota temën e Asociacionit.
“Tema e Asociacionin vetëm për shkak të zgjedhjeve po shtyhet, popullizem i Kurtit që me fitu sa më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.