Sylvinho nuk “tradhton” Shqipërinë, braziliani pranë akordit më FSHF-në, pritet firma mbi kontratë

by Nexhat

Nga sot datë 09.07.2024, Shqipëria nuk ka një trajner në stol. Kjo pasi de jure, Sylvinho dhe Kombëtarja shqiptare nuk kanë më një marrëveshje kontraktuale mes njëri-tjetrit, duke filluar nga dita e sotme, ditë në të cilën kanë pushuar efektet ligjore të kontratës, që e bënte teknikun brazilian Sylvinho, trajnerin e përfaqësues sonë. Por si do të shkojë historia mes palëve dhe a do të rinovojë Sylvinho me kombëtaren tonë?

Kjo është pyetja që i kemi bërë të gjithë vetes. Që të ketë një marrëveshje bashkëpunimi duhet të ketë një vullnet të shprehur nga të dyja palët. Ajo që dim me siguri edhe sot, është se nga ana e Federatës shqiptare të futbollit, propozimi për rinovim brazilianit i është bërë që në muajin Janar të këtij viti, siç ka deklaruar gjatë një interviste për News 24, vetë presidenti i FSHF-së, Z.Armand Duka. Por ndërkohë në krahun tjetër kemi Sylvinhon, i cili menjëherë pas përfundimit të aventurës së kuqezinjve në Euro 2024, ka marrë disa ditë pushim, e më pas për të vendosur mbi të ardhmen e tij

banner

Arsyet? Ka të ngjarë që tekniku brazilian të kërkojë disa ditë pushimi, jo për të pushuar me familjen e tij se sa për të fituar kohë e për të vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij. Ditë më parë u mësua nga disa media sportive ndërkombëtare, se për të ka interesim të klubeve në Spanjë, Portugali dhe Brazil. Thashetheme apo të vërteta? Ndoshta edhe vonesa e brazilianit për t’u ulur në bisedime me FSHF, mund të ketë si arsye edhe faktin se vetë Sylvinho kërkon më shumë kohë për t’u njohur me këto oferta.

Gjithsesi nga burime pranë News 24, bëhet me dije se Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për ta vijuar bashkëpunimin mes tyre, të paktën deri në përfundim të fushatës kualifikuese për Botërorin e 2026

Mbetet për t’u parë në orët në vijim nëse zyrtarizimi do të vijë nga palët edhe sepse koha nuk premton shumë, për shkak se impenjimet e kombëtares tonë për Nations League po “trokasin”, me ekipin kuqezi që do të zbresë në fushë, që në muajin Shtator

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy