Portieri i Real Madridit, Andriy Lunin, po ballafaqohet me një javë të rëndësishme sa i përket të ardhmes së tij dhe dyshimet për rolin e tij në ekip po vazhdojnë.
‘Los Blancos’ kishin gjithçka gati për t’i ofruar Luninit një kontratë të re afatgjatë, me vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij aktuale, por që atëherë nuk ka pasur ndonjë shenjë se ukrainasi do ta nënshkruajë atë.
Agjenti i Lunin do të takohet me drejtuesit e klubit madrilen këtë javë për të diskutuar të ardhmen e tij dhe kampi i lojtari po synon që të gjejë një mundësi të re për të, pasi mendojnë që Lunin e meriton të luajë në një klub të madh, diçka të cilën nuk mund ta bëjë tek Real Madridi me Thibaut Courtois
Mediumi spanjoll Relevo ka raportuar se Lunin i ka konfirmuar klubit prezencën e tij në stërvitjet parasezonale të cilat do të nisin më datë 15 korrik.
I njëjti burim raporton se Arsenali e ka telefonuar Lunin për të kërkuar informacion rreth statusit të tij. Real Madridi ka shprehur interesim për Joan Garcian e Espanyolit, por po mbajnë një sy afër edhe tek situata e Lunin, pasi ‘Topçinjtë’ po synojnë të sjellin një zëvendësues për Aaron Ramsdale.
Duket se transferimi tek Arsenali do të kishte kuptim për Lunin, i cili është i etur që të ketë më shumë minuta në dispozicion, përveç se Mikel Arteta i jep atij shenja që mund të luftojë për fanellën e titullarit me David Rayan.
Para së gjithash, ai do të ketë një mundësi më të mirë për të luajtur se sa tek Real Madridi me Courtois si konkurrent
Së fundmi ishte raportuar në Spanjë se Lunin do të qëndronte, por një ndryshim i qëllimeve të tij u bë i dukshëm në fazën finale të sezonit.