Kurti pa aktivitete publike në Kosovë – 9 ditët e fundit i kaloi në Greqi, Shqipëri dhe Turqi, s’ka njoftim ku ndodhet aktualisht  

by Merita

Nëntë ditë më parë, kryeministri Albin Kurti shkoi në Greqi për të marrë pjesë në simpoziumin e tij favorit SYMI, një mbledhje vjetore e mendimtarëve globalë që ndjekin traditën e filozofëve të lashtë grekë. Tri ditë më pas, Kurtit iu desh të shkojë në Tiranë për ceremoninë e lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare. Pas Tiranës, të nesërmen Kurti udhëtoi drejt Izmirit të Turqisë.

Më 8 korrik, Kurti shkroi për investimet që i bëri Qeveria e tij në fushën e kulturës. Postimin e bëri në Facebook, por zyrtarisht nuk ka ndonjë njoftim për vendndodhjen e Kryeministrit në këto ditë me temperatura të larta.

banner

Kryeministri Albin Kurti që nga 30 qershori nuk është parë në aktivitete publike në Kosovë. Ai pati rresht disa vizita jashtë vendit.

Ditën e fundit të qershorit Zyra e tij njoftoi se Kurti kishte shkuar në ishullin Samos për të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI në Greqi ku të pranishmve iu foli për sfidat globale me të cilat përballet bota, për të cilat tha se janë të një niveli të paprecedentë: ndryshimet klimatike, pabarazia shoqërore dhe kërcënimet e sigurisë.

“Për aq kohë sa 1% i më të pasurve zotërojnë gjysmën e pasurisë globale, kam drojë që nuk do të ketë paqe të vërtetë ndërmjet shoqërive dhe njerëzve dhe as me natyrën e planetit tonë”, tha kryeministri Kurti.

Atje foli edhe për rëndësinë e rikthimit dhe ruajtjes së domethënies, por edhe konkretizimit të ideve të mëdha “të lirisë, barazisë, demokracisë dhe drejtësisë dhe për nevojën për të fituar zgjedhje demokratike në mënyrë që të ketë qeverisje demokratike”.

Po ashtu, aty tha se është kënaqësi për t’i kaluar disa ditë në këtë ishull grek.

Një ditë më pas, më 1 korrik, Kurti në Facebook ngushëlloi bashkëkombësit e tij dhe botën për vdekjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

“Ne humbëm shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”, tha Kurti për Kadarenë. Për të shkroi edhe ditën tjetër. “Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë”.

Më 3 korrik, Kurti me një pjesë të kabinetit të tij shkoi në Tiranë për të marrë pjesë në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për Kadarenë.

Nga aty, më 4 korrik ai udhëtoi drejt Izmirit nga guvernatori i Izmirit, Süleyman Elban. Atë e falënderoi për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, ndërsa ia lavdëroi edhe mikpritjen e shtetit dhe popullit turk në secilën vizitë të tij. Vizitën pararendëse në Turqi, Kurti e pati në fund të majit ku u takua me presidentin turk Erdogan.

Pas Elban, Kurti u takua me kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.

Atë e falënderoi për “pritjen e ngrohtë”, ndërsa me të foli edhe për kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi.

Më 5 korrik, Kurti vazhdoi takimet me zyrtarë bashkiakë të Izmirit.

“Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës, Agon Vrenezi dhe Konsullja e Përgjithshme, Suzan Novobërdaliu, u mirëprit nga Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij”, tha ZKM në një njoftim.

Ndërsa në ditën e tretë atje, kryeministri Kurti takoi dhe bashkëbisedoi në Izmir pjesëtarë të mërgatës, studentë dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare nga Izmiri, Bursa, Manisa e Stambolli.

Në këto ditë, në faqen e tij të Facebook, Kurti herë pas herë shkroi edhe për çështje vendore të shëndetësisë e kulturës.

Ai radhiti restaurimet që janë bërë në disa objekte të trashëgimisë kulturore.

“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë – trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, tha Kurti dje.

Mbledhjen e fundit Kurti e udhëhoqi më 28 qershor./Express/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy