57
Një aksident ka ndodhur pasditen e së martës në Ksamil.
Siç bën të ditur policia, një i ri që po lundronte me Jet Ski ka humbur kontrollin e mjetit lundrues, e për pasojë bashkë me motrën e tij kanë përfunduar në ujë.
Për pasojë, e lënduar ka mbetur 14-vjeçarja. E mitura do të dërgohet për ndihmë mjekësore të specializuar në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Sarandës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.