Kurti s’pranon të flasë për raportet me amerikanët dhe presidenten Osmani: Kjo s’ka lidhje me Klinikën e Urologjisë

by Merita

Kryeministri Albin Kurti sot bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë qëndruar në Klinikën e Urologjisë në një ceremoni përuruese të disa renovimeve.

Aty Kurti u pyet nga gazetarët për raportin e tij me amerikanët, por ka refuzuar të përgjigjet me arsyetimin se kjo s’lidhet me ngjarjen për të cilën ka shkuar atje.

banner

“Cili është raporti yt me amerikanët sepse ka vlerësime se më shumë po i besojnë presidentes për bashkëpunim sesa juve?”, ishte pyetja që mori Kurti.

“Këtu jemi në Klinikën e Urologjisë dhe kam përshtypjen që kjo nuk ka lidhje me Klinikën e Urologjisë. Pas këtu do të shkoj në Malishevë dhe atje do të vizitoj një fermer jashtëzakonisht të suksesshëm. Kam përshtypje që nuk ka lidhje as me të. Pasdite do ta kemi një mbledhje të Qeverisë e mbase atje do të mund të jetë vendi për pyetje të tjera”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy