Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur dje në takim Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, nënkolonelin shqiptar Besnik Fana sëbashku me bashkëpunëtorët e tij.
Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale nga kjo komunë, në këtë takim u bisedua për tema të ndryshme në të mirë të qytetarëve.
Gjithashtu është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit mes Komunave Perëndimore të Kosovës, për zhvillimin e programit të inicuar nga KFORI, “Zhvillimi i Turizmit të Qëndrueshëm” , i cili do të implementohet në bashkëpunim me Universitetet “Haxhi Zeka” në Pejë, “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe “Ukshin Hoti” në Prizren.
Kryetari Muharremaj, e vleresoi si shumë të dobishme vizitën e Zv. Komandantit Fana dhe u shpreh i nderuar me këtë vizitë.