Nga stresi te pagjumësia, disa arsye pse ju jeni duke shtuar në peshë

by Merita

Ngrënia pa kriter nuk është ndër arsyet e vetme përse një person shton peshë. Kur të mësoni sesa shkaqe të tjera fshihen pas kilogramëve të tepërt do të çmitizoni dietat dhe do të përqafoni një stil të shëndetshëm jetese.

Nëse një dietë mund t’ju ndihmojë të hiqni disa kilogrëmë për një kohë, një regjim i shëndetshëm ushqimor do t’ju ndihmojë të mbani një peshë të qëndrueshme përgjithmonë.

banner

Më poshtë do të listojmë arsyet e çuditshme përse vazhdoni të shëndosheni dhe pse nuk e teproni me ushqimin:

Stresi: Kur jeni të stresuar, në mënyrë të pavetëdijshme organizmi kërkoni sheqer ! Janë këto molekula, ato që furnizojnë trupin me energji, por nëse sheqeri i bardhë, pijet e konservuara apo çokollatat janë burimi i kësaj energjie, ju do të shtoni peshë pa e kuptuar.

Mungesa e gjumit: Nëse flini më pak se gjashtë orë gjumë, kjo mund të jetë një arsye tjetër për fitimin e papritur të peshës. Kjo sepse njerëzit që flenë gjashtë orë ose më pak konsumojnë mesatarisht 300 kalori më shumë sesa njerëzit që flenë deri në 8 orë.

Nuk pini ujë mjaftueshëm: Një studim i Journal of Endocrinology & Metabolism ka dalë në përfundimin se sasia e mjaftueshme e ujit rrit normën metabolike me 30 për qind, thënë më thjeshtë, organizmi është më i shpejtë kësisoj të gjitha proceset metabolike kryhen më shpejtë.

Një dietë e varfër në proteina: Duke pasur një dietë të varfër në proteina mund të shkaktojë rënie të niveleve të energjisë. Ju do të kërkoni të hani karbohidrate apo yndyrna për t’u ngopur, por në ndryshim me proteinat këto të fundit ju shëndoshin.

Ngrënia e ushqimeve me kripë, mund të shkaktojë gjithashtu që trupi juaj të mbajë ujë të tepërt, duke ju fryrë. Kjo lidhet edhe me mënyrën se si funksionojnë veshkat tuaja, pasi edhe ato mund te mos filtorojne si duhet të fryhet.

Magnezi është thelbësor për humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme sepse aktivizon qindra enzime që kontrollojnë tretjen, përthithjen dhe përdorimin e proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy