Mediat lokale publikojnë pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur një person në Pejë

by Nexhat

Një plagosje ka ndodhur sonte në Pejë, si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në rrugën Jeton Dedushaj. Viktima raportohet të jetë në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Mediat lokale në Pejë kanë postuar video nga vendi i ngjarjes ku shihen edhe policia

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi 

Po ashtu edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi rastin, duke treguar se dy të dyshuarit janë të njohur për policinë.

“Rrreth 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën Jeton Dedushaj në Pejë, gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është therr me thik dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë largyuar nga vendi I ngjarjes në drejtim të panjohur.

Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy