“Sill e biri vetit”, Latifi tallet me zëvendësministrin Sallahu pasi tha se Hajrizi e Mataj janë larguar, s’janë arratisur

by Merita

Profesori Blerim Latifi është tallur me zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahun, pasi tha se Faton Hajrizi e Ujkan Mataj, nuk janë arratisur, por janë larguar nga burgjet.

Latifi ka thënë se Sallahu duke u munduar të shfajësohet, “paska sharru edhe ma shumë”.

banner

Ai tha se largimi nënkupton një sistem burgjesh pa siguri, prej të cilit thjesht largohesh.

“Konceptualisht arratisja nënkupton ikjen e planifikuar nga një sistem burgjesh me siguri të lartë, ndërsa largimi nënkupton pikërisht të kundërtën, pra një sistem burgjesh pa siguri, prej të cilit, në një ditë t’lume, thjesht largohesh. Arratia është ikje me vrap e frikë nga diçka, ndërsa largimi është zhvendosje prej një vendi në tjetrin, zakonisht në mënyrë të qetë, pa frikë e trazim. Një frazë e moçme thotë: Sill e biri vetit!”, ka shkruar Latifi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy