Angel Di Maria i jep lamtumirën Argjentinës: Ëndërroja që të fitonim Kupën e Amerikës

by Merita

Angel Di Maria i ka dhënë lamtumirën Argjentinës, pasi “rrëmbeu” Kupën e Amerikës këtë të dielë, ndërsa u shpreh se ëndërronte të fitonte titullin.

“Ishte shkruar, kështu ishte, u thashë djemve mbrëmë në darkë, se ishte Kupa e fundit e Amerikës dhe mbaroi këtu. Kam ëndërruar që të arrinim në finale, kam ëndërruar që të fitonim dhe jam tërhequr”, deklaroi ai në fund të ndeshjes së luajtur në stadiumin Hard Rock të Miami.

banner

Argjentina mundi Kolumbinë 1-0 me golin e Lautaro Martínez dhe u kurorëzua dy herë kampione.

Di María tha se megjithëse “duket e lehtë të shpallesh kampion kaq shumë herë, nuk është kështu”. “Nuk është e lehtë, të arrish në finale dhe t’i fitosh”, shtoi ai.

Angel Di Maria ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Argjentinës pas një karriere 16-vjeçare me ulje dhe ngritje. I njohur si “El Fideo”, 36-vjeçari gjatë karrierës së tij mori pjesë në katër Kupa Botërore (2010, 2014, 2018 dhe 2022), duke arritur në finale në Brazil 2014 dhe përfundimisht duke fituar Kupën e Botës në Katar 2022.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy