“Shtyhet” me policinë, arrestohet shoferi i BMW-së, kosovari 18-vjeçar

by Merita

Shoferi u padit dhe iu dha një njoftim për t’u larguar nga zona e qytetit të Cyrihut. Por ai sërish kapet pas pak…

Mbrëmjen e së shtunës, një 18-vjeçar po ngiste një veturë BMW rreth Cyrihut, duke manipuluar me rrotat dhe duke shtuar shpejtësinë e motorit. Policia e futi dy herë shoferin e ri në rrjet. Ballafaqimi i dytë ka përfunduar me arrestim, transmeton albinfo.ch.

Siç shkruan policia e qytetit të Cyrihut, (polizeinews.ch) pak para orës 20:00, një patrullë kishte vënë re një BMW që lëvizte nga Börsenstrasse në Stadthausquai, në qytetin e Cyrihut. Papritur, shoferi ndezi motorin e makinës dhe u nis drejt urës Münsterbrücke-së duke “ia fishkëlluar” gomat makinës dhe më pas u kthye në Kappelergasse. Aty u ndalua dhe u kontrollua.

Shoferi u padit dhe iu dha një njoftim për t’u larguar nga zona e qytetit të Cyrihut. Pas kontrollit, ai u lejua të vazhdonte drejtimin. Kur policët patrullues kaluan nëpër Stadthausquai pas inspektimit, ata vunë re një “pistë drift” (shenjat e zvarritjes së qëllimshme të gomave) mbi 20 metra të gjatë, e cila supozohet se ishte shkaktuar nga gomat e BMW-së.

Rreth orës 21:00, një tjetër patrullë vuri re një BMW duke manipuluar me motorin e saj në kryqëzimin Uraniatrasse/Seidengasse. Më pas drejtuesi i makinës i është nënshtruar kontrollit, përcjell albinfo.ch. Doli se ishte i njëjti person që ishte kontrolluar më parë dhe ishte larguar në Kappelergasse.

18-vjeçari kosovar është arrestuar më pas, pas konsultimit me prokurorin publik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy