Bie një nga aktakuzat më të forta kundër Trump, Grenell: Radha e Hashim Thaçit

by Merita

Gjykatësja federale e qarkut Aileen Cannon e ka hedhur poshtë çështjen e dokumenteve të klasifikuara kundër Donald Trump, raporton CNN.

Në një vendim të hënën, Cannon tha se emërimi i prokurorit special Jack Smith e shkel Kushtetutën. Për këtë ka reaguar Richard Grenell, emisar i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi gjatë administratës Trump.

banner

Ai ka thënë se rasti i Jack Smith kundër Trumpit po shpërbëhet, duke shtuar se radha është që të shpërbehet edhe rasti për Hashim Thaçin, ish-presidentin e Kosovës që po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale që nga viti 2020.

Aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kishte ngritur Jack Smith si kryeprokuror i Gjykatës Speciale në vitin 2020, për të dhënë dorëheqje më pas në vitin 2022 pikërisht për ta marrë rastin e Donald Trump, në të cilat raste e bën ndërlidhjen Grenell.

“Rasti i Jack Smith kundër Trump po shkërmoqet. Radha është te ti, Hashim Thaçi”, ka shkruar Grenell në “X”.

Grenell si një nga personat më të afërt politikisht të Trumpit, vazhdimisht e ka sulmuar Jack Smithin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy