Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se në Vushtrri janë arrestuar dy persona, N.M dhe P.I, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“dhe “Mashtrimi”.
Mediat po raportojnë se bëhet fjalë për Nazmi Mulakun, që njihet si ‘Nazmi Bio Mulaku” i cili në rrjetet e tij sociale pretendon se është mjek popullor dhe se shëron disa sëmundje.
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë, njofton opinionin se janë arrestuar në Vushtrri dy persona me iniciale N.M,. dhe P.I., me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike“ nga neni 256 i KPRK dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”
Të dyshuarit janë në ndalim 48 orësh dhe gjatë ditës së sotme Prokuroria do t’ia paraqesë gjykatës kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre
“Të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, dhe gjatë ditës së sotme (16 korrik) Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të i paraqesë Gjykatës Themelore – Dega Vushtrri kërkesë për caktimin e masës së sigurisë – masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.”