Krasniqi: Vendime drakoniane kundër luftëtarëve të UÇK-së

by engel

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqiq ka reaguar pas dënimit të Pejtër Shalës nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se dënimi i Shalës me 18 vjet heqje lirie është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve.

Krasniqi në Facebook ka shkruar se lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë.

banner

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale për dënimin e Pjetër Shalës me 18 vite burg, është vazhdimësi e verdikteve drakoniane ndaj çlirimtarëve tanë, të cilët luftuan vetëm për një qëllim – LIRINË e popullit tonë. Lufta e UÇK-së është pjesa më e lavdishme e historisë së Kosovës, të cilën askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruajë. Ndonëse të indinjuar me këtë verdikt, drejtësisë i kemi besuar gjithmonë, andaj besojmë edhe sot se drejtësia dhe e vërteta, do të triumfojnë herët a vonë”, ka theksuar Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy