“Shërbimet serbe e rusë, qëndrime armiqësore ndaj nesh”, kreu i SHISH raporton në komisionin e Sigurisë, Vlora Hyseni: Kemi rritur bashkëpunimin me SPAK e BKH

by Nexhat

Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë

Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit

banner

Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit.

Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat ipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë

Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës

“Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo në bazë të përcaktimit që ju ka bërë kryeministri më 5 shtator 2023 duke ju quajtur si kryedispeçer e Shërbimit Shtetëror të Thashethemeve”, u shpreh deputeti i PD Ferdinant Xhaferri.

Kujtojmë se takimi po mbahet me dyer të mbyllura, për shkak se Hyseni e kërkoi një gjë të tillë në lidhje me natyrën e informacioneve që do të diskutohen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy