Shokuese: 58-vjeçarja mbytet në pishinë në prani të të tjerëve, por askush nuk i vjen në ndihmë (VIDEO)

by Merita

Shokuese janë pamjet e një videoje të publikuar, që tregojnë momentin kur 58-vjeçarja Leticia Gonzalez Triplett u mbyt në një pishinë mëngjesin e shkurtit të kaluar, ndërsa pushuesit e tjerë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar.

Në video, Triplett shihet në cekëtinën e një pishine në një qendër sportive në Las Vegas, SHBA, kur papritmas filloi të kishte vështirësi të qëndronte në ujë.

banner

Sipas pamjeve, 58-vjeçarja u përpoq për 25 minuta të shpëtonte veten pa bërë asgjë në zonën e pishinës për ta ndihmuar. Në të njëjtën video, Triplett shihet duke u përpjekur të kapet për shkallët e pishinës, pa rezultat, ndërsa ajo që është akoma më tronditëse është se edhe pasi kishte marrë frymën e fundit, aty po kalonin njerëz të tjerë, të pavëmendshëm për tragjedinë që kishte ndodhur.

Një avokat i qendrës sportive tha se Triplett, e cili ishte një veterane i Forcave Ajrore të SHBA, po ecte me paterica përpara se të hynte në pishinë. Në të njëjtën kohë, mbetet e paqartë nëse gruaja fatkeqe ka thirrur për ndihmë. I njëjti avokat deklaroi se vdekja e 58-vjeçares ka ardhur nga një atak kardiak dhe se një tragjedi e tillë nuk kishte ndodhur asnjëherë në qendrën sportive në fjalë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy