LDK: Rriten shërbimet shtëpiake shëndetësore në Prishtinë nga 70 në 200 në ditë

by Merita

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video në Facebook ku tregohet për shërbimin shtëpiak shëndetësor në komunën e Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se janë rritur shërbimet shtëpiake shëndetësore.

banner

“Shërbimi shtëpiak është shërbim i cili i ofrohet  në shtëpi çdo qytetari i cili për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës nuk mundet ta marrë shërbimjn në institicionet shëndetësore në kryqytet”, thotë Sadiku në video.

Sipas tij, “deri në vitin 2022, ky shërbim ka pasur një ekip mjekësor që ka punuar 5 ditë të javes nga 8 orë”.

“Zakonisht ka ofruar rreth 70 shërbime dhe vizita në ditë. Në dy vitet e fundit, ne kemi rritur këtë shërbim dhe tash e dy vite kemi 4 ekipe mjekësore të cilat punojnë 7 ditë të javës nga 12 orë. Pra, nga 5 dirë të javës me 8 orë pune, tani kemi 7 dite në javë nga 12 orë”, thotë drejtori Sadiku.

Ai shton se qeverisja e LDK-së në Prishtinë, ka bërë që tash të jenë mbi 200 vizita dhe shërbime mjekësore çdo ditë.

“Pra nga 70 në 200 shërbime në ditë”, thotë Sadiku.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy