Vrasja e policit serb, mediat në Serbi raportojnë se vrasësi dyshohet se ikur në Bosnje dhe Hercegovinë në këmbë

by Nexhat

Për shkak të zonës kufitare dhe parandalimit të kontrabandës, në afërsi të Drinës ka postblloqe ku policia është në shërbim dhe ndalon të gjitha automjetet e dyshimta. Siç mëson “Blic”, vrasësit e policit po vinin nga drejtimi i Beogradit me një taksi, kur pjesëtarët e policisë kufitare i ndaluan për kontroll të rregullt.

Siç mësohet, polici Nikolla Krsmanoviq është vrarë me një plumb në kokë, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav Iliq (50) është qëlluar në shpatull

“Dyshohet se vrasësi i Hajziri Artanit është arratisur në këmbë drejt Drinit. Autoritetet në shtetet fqinje janë njoftuar që vrasësi të gjendet dhe arrestohet sa më parë” – thotë burimi i “Blicit” serb.

Sipas tij, lumi Dri aktualisht është shumë i cekët për shkak të kushteve atmosferike, ndaj ka mundësi që ai tashmë të ketë ikur në territorin e Bosnjë-Hercegovinës

Gjatë kontrollit rutinë të taksive nga pjesëtarët e policisë kufitare në Loznicë, mbrëmë ka ndodhur një konfrontim i përgjakshëm, ku me armë zjarri janë shtënë disa të shtëna në drejtim të pjesëtarëve të policisë.

Në një konfrontim të përgjakshëm në Loznicë, ku një shqiptar hapi zjarr ndaj pjesëtarëve të policisë serbe, mbeti i vrarë Nikola Krsmanoviq (34) dhe u plagos Vjekoslav Iliq (50).

Ai është shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Loznicë dhe siç ka thënë “Blic” gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy