Policia në kërkim të këtij personi, nëse e dini vendndodhjen e tij thirrni në 192

by Merita

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personit të kërkuar dhe me autorizim të Prokurorisë Themelore nё Ferizaj, lëshon kërkesën për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të përcaktimit të identitetit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim policor.

Personi i shpallur në kërkim dyshohet se ka kryer veprën penale të vjedhjes që ka ndodhur më 21.09.2023 në Shtëprcë, por që deri më tani policia e stacionit në Shtërpcë nuk ka mundur ta identifikojë, thuhet në njoftimin e policisë.

banner

“Policia Rajonale e Ferizajt kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacione mbi identitetin dhe vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë stacionin më të afërt të policisë,  apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë, ndërsa të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy